Shkuan për të arrestuar 36 vjeçarin në Vlorë, policët përleshen me 4 shokët e tij
Mbrëmjen e djeshme në Vlorë janë dhunuar disa efektivë policie. Në lidhje me këtë ngjarje policia sqaron se punonjësit e Policisë kishin shkuar për të bërë shoqërimin e shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe në këtë moment janë penguar nga shokët e këtij të fundit. Të katërt personat kanë dhunuar policët.

Nga policia janë arrestuar A. C 36 vjeç, D. M., 25 vjeç, S. N., 23 vjeç, dhe K. M., 22 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtojnë me dhunë punonjësit e policisë, vihen në pranga 4 shtetas.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një lokal afër Portit të Vlorës, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e shtetasit A. C., 36 vjeç, për veprime të mëtejshme si i dyshuar për një vepër penale.

Në momentin që punonjësit e policisë do kryenin shoqërimin e shtetasit A.C, kanë ndërhyrë për ti penguar shokët e këtij shtetasi të cilët kanë kundërshtuar me dhunë shoqërimin e shokut të tyre në Polici, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e policisë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar më 22/07/2019, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori