Kokainë, armë e mijëra paund: Arrestohet dyshja e shqiptarëve në Londër

Policia londineze ka arrestuar dy shqiptarë pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje, municion, posedim kokaine dhe posedim të pasurisë kriminale.

Mësohet se janë arrestuar, Errison Hasaj, 21 vjeç dhe Bledar Kuraj, 23 vjeç pasi ju gjet dhe  sekuestrua një armë zjarri, municion, 60 mijë paund dhe kokainë.

Pas bastisjes së shtëpisë në Claremont Road, Brent Cross, në veriperëndim të Londrës policia zbuloi 100 mbështjellëse kokaine, peshore dhe sende të tjera të tregtimit të drogës, së bashku me 60 000 £ të dyshuara se vijnë nga aktivitete kriminale.

Dy ditë më parë, në Londrën Perëndimore u kapën mbi 80 kg kokainë dhe 400 mije paund, pas një operacioni në Colindale.

Shqiptarët Arjel Selfo, 41 vjeç dhe Ardit Saraseli, 29 vjeç, të dy nga Arctic House, u akuzuan të premten se po mbushnin qytetin me kokainë. Saraseli u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Uillesden sot dhe u caktua në paraburgim për t’u paraqitur në Gjykatën e Harrou Croun muajin tjetër. Selfo pritet të paraqitet në gjykatën e magjistraturës javën e ardhshme.


Shtuar 9.05.2021 13:18