Shkrumbohet makina në ecje, shoferi del me urgjencë
Një automjet është shkrumbuar në ecje e sipër në aksin nacional Pogradec-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur ne afersi të fshatit Hudenisht.

Sipas te dhenave te para, mjeti ka qene ne ecje ne momentin qe ka marre flake, por per fat drejtuesi ka reaguar ne kohe dhe ka dale nga makina.

Pervec demeve materiale nuk raportohen persona te lenduar. Dyshimet e para flasin per ngjarje aksidentale, nderkohe qe flaket jane shuar nga zjarrfikesja.

Nga ngjarja eshte shkaktuar jo vetem panik, por edhe trafik i automjeteve ne rrugen kryesore.

Shtuar më 13/08/2020, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori