Një mjet është përfshirë nga
flakët në dalje të qytetit të Fierit, pranë vendit të quajtur “Vija e Ngjalës”.
Ngjarja ndodhi gjatë mesditës të së dielës kur drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz” vuri re tymin që po dilte nga makina. Ai doli menjëherë jashtë dhe shpëtoi mrekullisht nga
flakët që
dogjën makinën.
Sipas ekspertëve, shkak i
zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në motorin e mjetit.
Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe zjarrfikësja, e cila bëri të mundur fikjen e
zjarrit.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 14:40