"Shkronjat tona janë të arta", Tuna risjell versionin e ri të këngës së alfabetit (VIDEO)
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan
Grubi, ka përkujtuar sot zyrtarisht përvjetorin e Kongresit të Manastirit, ku u vulos Alfabeti i Gjuhës Shqipe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale,
Grubi ka zbuluar se këtë vit, këngën e
alfabetit e kanë sjellë
ndryshe. Në ndihmë u ka ardhur edhe këngëtarja e njohur, Tuna.
“Këtë vit, këngën e
alfabetit e sjellim
ndryshe, në bashkëpunim me Tunën. Ndiqeni dhe shpërndajeni këtë
video urim për ditën e
alfabetit të gjuhës shqipe”, shkruan
Grubi krahas videos ku shfaqet edhe kënga.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 09:31