Shkrimtari shqiptar flet në protestë: S'janë terroristë, por malësorë fisnikë
Tirana ka marrë situatën në dorë sot dhe ka nisur protestat kundër arrestimit të 24 protestuesve kuksianë.

Në mesin e protestuesve te Drejtoria e Policisë Tiranë ishte edhe shkrimtari Agim Doçi.

“Pashë makinat e RENEA-s, Repartit të Neutralizimit dhe Asgjësimit. Ka do me asgjësu or ti Fatmir Xhafa? Ata nuk janë terroristë, ata janë malësorë fisnikë”, ishin fjalët e Doçi.

Më tej, Doçi nuk la pa përmendur edhe sjelljen e kryeministrit: “Rama s’ka pse na thotë malokë, të gjithë shqiptarët janë vllaznit e mi, ça asht kjo urrejtje me nda jug e veri. Politukuajt tanë po na ndajnë nga Europa”. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2018, ora 22:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori