"Shkova t'i shkatërroja hotelin", zbardhet dëshmia e 30 vjeçarit që eliminoi 2 biznesmenët në Laç
Zbardhet dëshmia në Polici e
Eduard Lamas, i cili akuzohet se është
autori kryesor i vrasjes së dyfishtë në Laç, ku mbetën të vrarë dy
biznesmenët Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji
“Më kishte borxh dhe i shkova t’i shkatërroja hotelin. Më qëlluan me armë dhe unë kundërpërgjigja. Nuk kisha qëllim t’i vrisja”, mësohet të ketë thënë ai .
Zbardhja e ngjarjes
Policia ka zbardhur ngjarjen e 30 majit në Laç ku u ekzekutuan nga 4 autorë të maskuar si policë,
biznesmenët Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji.
Në njoftim zyrtar, Policia thotë se
Eduard Lamaj është
autori kryesor i ngjarjes ndërkohë janë identifiktuar dhe shpallur në kërkim 3 bashkëpuntorët e 30- vjeçarit për vrasjen e 30 majit.
Më tej Policia thotë se dy mjekët të cilët po e mjekonin ilegalisht Eduart Lamën në klinikën private në Qytetin Studenti në Tiranë janë arrestuar gjithashtu.
Eduard Lamaj, i cili sipas Policisë është
autori kryesor i ngjarjes po mjekohej në qytetin Studenti në klinikë private ilegalisht nga mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku.
Shtuar më 23/06/2020,
ora 10:33