Shkon të lahet në Drin, tmerrohet nga shpërthimi i dinamitit (VIDEO)
Në vendin tonë është vendosur një memorandum që ndalon peshkimin me dinamit, por realiteti flet ndryshe. Ne nje video postuar nga JOQ, pamjet tregojnë se në lumin Drin është hedhur dinamit në mes të ditës.

“Shkova për t’u larë në lumin Drin po nuk hyra dot në ujë sepse kishin vendosur dinamit për të vrarë peshkun. E kanë vendosur në mes të ditës në sy të qindra pushuesve dhe shteti nuk do t’ia dijë fare”, – ka shkruar i riu për JOQ.al.

Ai ka treguar edhe se dinamiti ishte vendosur nga 9 persona por deri më tani nuk ka asnjë informacion cilët mund të jenë autorët, ndërsa shihet qartë se si notojnë mbi ujë peshqit e ngordhur. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2017, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori