Shkon në tetë numri i mjekëve të prekur, ''Shefqet Ndroqi'' kthehet në karantinë
Ka shkuar në 55 numri i të prekurve nga koronavirusi në vend. Ditën e sotm, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se
spitali “
Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID, sipas skenarëve, për të lehtësuar edhe fluksin në
spitalin Infetiv.
Këtë lajm, e ka bere me dije sot Silva Bino, përgjegjëse e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP.
Ministria e Shëndetësisë po merr masa për zëvendësimin e personelit te ketij
spitali me mbi 2200 vullnetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar stafet mjekësore në terren.
Pas hetimit të hollësishëm epidemiologjik në
spitalin “
Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 2 raste të tjera nga personeli, duke çuar në tetë numrin e mjekëve të prekur nga COVID 19.
Nga hetimi i kryer, janë testuar 89 personel shëndetësor në
spitalin “
Shefqet Ndroqi” dhe prej tyre kanë rezultuar 8 mjekë dhe infermierë pozitivë. Duhet thënë që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëkarantinuar.
Shtuar më 17/03/2020,
ora 12:18