Shkon në 9 numri i viktimave nga koronavirusi në Turqi
Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është rritur në 670, ndërsa i viktimave në 9, transmeton Anadolu Agency (AA).ministri turk

Koca, këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke treguar se dje janë testuar 3.656 të dyshuar.

“Prej tyre 311 janë pozitive. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve arriti në 670. Humbëm 5 prej të sëmurve të moshuar dhe me rezistencë të dobët. Deri më tani kemi 9 të vdekur. Të gjithë të moshuar”, u shpreh Koca.

Ministri turk gjithashtu bëri thirrje për mbrojtjen e të moshuarve.
Shtuar më 21/03/2020, ora 08:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori