Shkon në 8 numri i viktimave brenda familjes, nxirret trupi i pajetë i Ilir Lalës
Një lajm i trishtë vjen sërish nga Durrësi ku raportohet se sapo është nxjerrë i pajetë nga rrënojat trupi i Ilir Lalës, pjestari i fundit i familjes prej 9 anëtarëve që kishin mbetur nën gërmadha.

Iliri ishte person me aftësi të kufizuara dhe fatkeqësisht në listën e familjes Lala rezulton viktima e 8 e kësaj tregjedie brenda familjes, ku tërmeti me magnitudë 6.4 ballë i datës 26 Nëntor mori dhjetra jetë njerëzish e qindra të tjerë u plagosën.

Ndërkohë në familjen prej 9 anëtarësh, vetëm 17-vjeçari Ramë Lala ka mbijetuar ndërsa është nisur pasditen e sotme drejt Italisë për mjekim më të specializuar pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Vila e kësaj familje u shemb në zonën e ish-Kënetës në Durrës duke zënë nën rrënoja 9 anëtarët e të njëjtës familje të cilët tashmë janë nxjerrë me një bilanc tragjik por shpresa mbetet akoma gjallë që 17-vjeçari Ramë Lala t’ia dalë.

Janë gjetur të pajetë nën rrënoja nëna dhe tre fëmijët në vilën Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Nga vendngjarja u raportua nga gazetarët e Fax News se janë nxjerrë të pajetë Marjeta Lala së bashku me tre fëmijët, Emilio Lalën, 6 vjeç dhe dy binjakët Dionis dhe Dionisa Lala, më pak se 3 vjeç.

E ndjera është gjetur e përqafuar me të tre fëmijët e saj nën rrënoja të banesës. Ajo kishte mbajtur të tërhequr pas vetes fëmijët e saj, por nuk ja dolën të mbijetonin dot nën rrënoja.

Familja Lala është shuar e gjitha ndërkohë që nga rrënojat është nxjerrë dy ditë më parë tashmë e pajetë edhe vajza Amelia Lala 9 vjeçe, e cila është gjetur së bashku me gjyshen, Sahdete Lala, e cila po ashtu është nxjerrë e pajetë.

Po ashtu nga tërmeti ka ndërruar jetë Griselda Lala 22 vjeçe, (motra e Ramë Lalës), ndërkohë nën rrkishte mbetur vetëm Ilir Lala xhaxhai i fëmijëve(i paralizuar) i cili u nxjerr mesnatën e sotme nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Operacioni është realizuar në kushte të vështira atmosferike, të pafavorizuar nga reshjet dhe errësira por edhe terreni ku po kërkonin.

Ndërkohë babai i binjakëve Albert Lala ka mbërritur nga Italia dhe ka ndjekur operacionin e shpëtim-kërkimit, por për fat të keq asnjë familjarë i tij nuk mbijetoi.

Të vdekurit nga familja Lala

Ilir Lala

Marjeta Lala
Emilio Lala 6 vjeç (Djali i Marjeta Lalës)
Dionis dhe Dionisa lala (Binjakët e Marjeta Lalës)
Amelia Lala 9 vjeç (vajza e Marjeta Lalës)
Griselda Lala 22 vjeç (Motra e Ramë Lalës)
Sadete lala 78 vjeç (gjyshja)

Shpëtuar gjallë
Ramë Lala
Shtuar më 29/11/2019, ora 08:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori