Shkon në 69 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shqipëri, si është shpërndarë harta
SHP ka konfirmuar 82 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orët e fundit nga 368 teste duke vijuar kështu numri i lartë i të prekurve gjatë javëve të fundit.

Ndërkohë raportohet se gjatë ditës së sotme kanë ndërruar jetë 3 persona duke e çuar në 69 numrin total të të vdekurve që prej fillimit të pandemisë.

Një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Shtuar më 02/07/2020, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori