Shkon në 40 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Rusi
Në Rusi, kryeqyteti i saj Moska ishte më e prekura nga COVID-19 gjatë valës së dytë. Por aktualisht janë prekur edhe rajonet, ku në shumë qytete kapacitetet nëpër spitale janë në limit.

Deri tani kanë vdekur gati 40.000 vetë prej koronavirusit, ndërsa mediat flasin për një katërfishim të numri të vdekjeve në vend krahasuar me një vit më parë.

Në qytetin Ufa, në Republikën e Bashkortostanit rritjen e vdekjeve e përjetojnë më së shumti varrmihësit. Varrime bëhen pa kortezhin tradicional të rrethit familjar për shkak të masave të vendosura.

Çdo mëngjes, varrëmihësit e shërbimit funeral “Rituali Ufa” marrin viktimat e koronavirusit nga salla e kufomave. Artur Kinsikejev (29 vjeç) merret që prej 12 vjetësh me këtë punë, por asnjëherë më parë nuk i është dashur të varrosë kaq shumë të vdekur sa tani.

Kufomat para se të transportohen duhet të mbulohen sipas rregullave dhe arkivolet duhen mbyllur. Shumë rusë e konsiderojnë këtë sjellje me të vdekurit si të pamëshirshme, sipas tij.

“Të afërmit janë të tensionuar shumë më tepër se zakonisht në raste vdekjesh, sepse tani trupi i të vdekurit u dorëzohet atyre i mbështjellë me thasë plastikë. Ata nuk lejohen ta hapin atë, këtë më duhet t’ua them menjëherë atyre. Disa qajnë dhe duan ta hapin thesin e plastikës. Unë u shpjegoj, që po ta bëjnë këtë mund të infektohen. Me virusin nuk bëhet shaka”, thotë Artur.
Shtuar më 01/12/2020, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori