Shkon në 4 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë
Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga koronavirusi ne Kosovë.

Lajmin e ka bere me dije Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

“I.SH (1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, nuk ka arritur të mbijetojë. Ai rezultuar pozitiv pasi u testua pasi ka vdekur”, thuhet në njoftim.

Dy rastet tjera përfshijnë një punëtor fizik nga Malisheva dhe një pacient nga Mitrovica.

Me këto të dhëna, numri i të infektuarve në Kosovë arrin në 170 ndërkaq i viktimave në 4.
Shtuar më 07/04/2020, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori