Shkon në 217 numri i personave që fituan betejën ndaj pandemisë, si është gjendja në dy spitalet COVID
Ka shkuar në 446 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë. Deri më tani, 23 qytetarë nuk kanë arritur të fitojnë betejën me pandeminë.

Por, lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 217.

Sipas ministrisë, në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste. Pjesa më e madhe e rasteve të identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik.
Shtuar më 12/04/2020, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori