Shkon në 1523 numri i viktimave nga koronavirusi, Pekini merr vendimin e ri
Pekini ka nxjerr urdhër që të gjithë personat që hyjne në territorin e saj të futen në karantinë për 14 ditë dhe t’u nënshtrohen testeve mjekësore për koronavirus.

Sipas BBC, masat jane marre pasi Egjipti konfirmoi rastin e parë në Afrikë të një pacienti të diagnostikuar me këtë virus.

Sipas autoriteteve, të gjithë qytetarët që kthehen në Pekin pas pushimeve të tyre duhet që të shkojnë në karantinë ose në vende të izoluara e t’ju nënshtrohen testeve mjekësore.

Vetem te shtunen sipas Komisioni shëndetësor kombëtar në Kinë numerohen 143 viktima të tjera duke e çuar numrin total të viktimave në 1523.

Ndërkohë që autoritetet kanë konfirmuar 2641 raste të reja të diagnostikuar me koronavirus duke e çuar në 66.492 numrin e të prekurve në rang ndërkombëtar.

Jashtë Kinës janë konfirmuar dhe 500 raste në 24 shtete të ndryshme si dhe 3 viktima në Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

Shtuar më 15/02/2020, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori