“Nuk mendoj që ka zgjidhje”, Eni Koçi flet hapur me ndjekësit për problemin e saj shëndetësor

Këngëtarja Eni Koçi është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në Instagram ku pjesa më e madhe e pyetjeve ishin rreth shtatzënisë dhe planeve për vogëlushen.

Por dikush është interesuar për problemin shëndetësorë që ajo ka ndarë kohë më parë në rrjetet sociale. Eni ka zbuluar se vuan nga parosmia pasi u infektua me COVID-19. Parosmia është humbja e sensit të nuhatjes.

“Vazhdoj po njësoj. Domethënë shije dhe nuhatje kam por gjërave nuk ua ndiej erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it. Parosmia quhet si problem. Kam filluar të mësohem të jetoj me këtë problem pasi nuk mendoj që ka zgjidhje”, tha këngëtarja.