Shkoi për kontroll rutinë, mjekët shtrojnë me urgjencë në spital modelin shqiptar (VIDEO)
Modeli shqiptar Rolando Lekaj ka bërë me dije se është shtruar në spital për të bërë kontrollet për Koronavirusin. Ai ka treguar se kishte shkuar në spital për një kontroll rutinë por mjekët e kishin shtruar direkt. Pasi ishte kthyer nga Gjermania, ai ishte izoluar në shtëpi për 14 ditë.

Në një video të publikuar modeli tregon se nuk ka fjetur për tre ditë nga frika se mos testi i dilte pozitiv. Megjithatë analizat kanë rezultuar negative por sërish ai iu bën thirrje qytetarëve të mos e marrin si shaka sepse kjo është me të vërtetë shumë e rrezikshme.

“Jam në spitalditën e hënë. Erdha për arsyen se mbarova karantinimin për 14 ditë dhe duhet të bëja analizat të sigurohesha që nuk kam asgjë të keqe. Unë mendoja se do të vija për analizat dhe do të shkoja në shtëpi, por është shumë ndryshe nga sa e mendojmë. Në momentin që kam ardhur në spital deri sot që bëra analizat shyqyr që ishte negative. Mos e merrni si shaka, ju betohem është shumë e rrezikshme”, është shprehur ai.

Rolando është martuar me një miliardere kineze dhe vetëm pak ditë më parë njoftoi se ai dhe gruaja e tij kanë vendosur që të sjellin 200 000 maska nga Kina në Shqipëri për heronjtë tanë, mjekët.

Shtuar më 02/04/2020, ora 08:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori