Shkoi në spital pas problemeve me zemrën, si u vu në pranga Kajmaku
Detaje të reja lidhur me arrestimin e ish-kreut te Bashkise se Vores, Agim Kajmaku, qe ndodhet tashme ne pranga pas 8 muajsh i shpallur ne kerkim.

Mesohet se Kajmaku eshte arrestuar mbremen e djeshme ne ambientet e nje spitali provat, ku kishte shkuar ne gjendje problematike per shendetin.

Kajmaku kishte shkuar ne nje spital privat ne Tirane, pasi vuante nga sëmundje kardiake dhe diabeti.

Pas kesaj, policia ka marre informacione se Kajmaku ndodhej ne spital dhe eshte paraqitur atje duke bere edhe ekzekutimin e urdher-ndalimit.

Njoftimi i Plotë

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tirane u krye ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për ndalimin e shtetasit në kërkim:

A. K., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të datës 09.11.2019, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ky shtetas po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Shtuar më 07/07/2020, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori