Shkoi në spital me dhimbje koke, mjekët i dhanë vetëm 30 minuta jetë
Kjo është historia e pabesueshme e një studenti 26-vjeçar nga Kalifornia, Luis Ortiz.

I riu shkoi në duke u ankuar nga dhimbje shumë të forta koke. Pas një skaneri, mjekët zbuluan se në trurin e djaloshit gjendej një shirit (parazit) dhe i dhanë atij vetëm 30 minuta jetë, nëse nuk do t’i nënshtrohej menjeherë një operacioni.

Dr. Soren Singel, neurokirurgu i cili trajtoi këtë rast në spitalin e “Queen of the Valley Medical Centre” SHBA, tha se i riu ishte vërtetë me fat, pasi kishte shkuar në kohën e duhur në spital.

Mjekët e vendosën në koma 26-vjeçarin dhe përdorën një kamera gjatë operacionit, ku zbuluan dhe një qeskë me larva, brenda trurit të tij.

Pas operacionit, i cili fatmirësisht rezultoi i suksesshëm, Oris pyeti doktorin se si kishte mundësi që ai të kishte një parazit në trurin e tij.

Mjekët tregojnë se shiritat parazitarë nuk janë krejt të pamundur në trupin tonë. Ato mund të merren nga mishi i viçit ose i derri, apo dhe peshku i infektuar.

Tashmë Luis Ortiz është më mirë. Ai vijon të bërë ushtrime për kujtesës dhe po shpreson që të përfundojnë universitetin./
Shtuar më 19/01/2019, ora 19:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori