Shkoi në bankomat të tërhiqte para, 27 vjeçares i ndodh e papritura
Një 27 vjecarë nga Durrësi ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur para nga llogaria e saj bankare përmes mashtrimit kompjuterik dhe falsifikimit të të dhënave.

Me të kuptuar mungesën e parave në numrin e llogarisë, vajza i është drejtuar Komisariatit të Policisë në Durrës për të bërë kallëzim penal.

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi nga Seksioni kundër krimit kompjuterik:

Më datë 10.01.2018, shtetësia N.Z, vjeç 27, banues në Durrës, kallëzon se në një bankë të nivelit të dytë dega Durrës, nëpërmjet falsifikimit të të dhënave e mashtrimit kompjuterik, në llogarinë e saj kanë tërhequr një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143/b i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori