Shkoi me dekoltenë e hapur në Kuvend, çfarë bën sot deputetja që bëri xhiron e rrjetit? (FOTO LAJM)

Në Brazil jo rrallëherë vajzat shkaktojnë furtunë rrugëve me genet e mrekullushme, por vetëm pak kohë më parë kjo gjë ndodhi në Kuvend.

Ana Paula da Silva, e njohur si Paulinha zgjodhi një veshje shumë provokuese për të shkuar në Kuvend.

Njerëzit e komentuan negativisht veshjen e saj, ku ekspozonte gjoksin në tepër se duhej.

Në atë kohë ajo u shpreh se nuk do të ndryshonte për shkak të rolit të saj si deputete.

Që nga ajo kohë kanë kaluar 10 muaj dhe mediat vendase shkruajnë se Paulinhës nuk i është dëgjuar ndonjëherë zëri në debatimin e tematikave të rëndësishme të çështjeve në vend përvec sfilatave të modës në Kuvend.

Këtyre fjalëve ajo i është përgjigjur që të merren me të veshurit me kravata që vjedhin fonde, pasi ajo vetë do të vazhdojë të vishet si t’i dojë qejfi. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2019, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori