Bashkia Shkodër u këkon shkollave të mbyllin dyert pë KZAZ-të
Bashkia Shkodër u ka dërguar një shkresë shkollave të qytetit dhe në njësitë administrative të saj të mos lejojnë të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar na bashkia e Shkodrës për të hyrë në këto objekte.

"Meqënëse objektet e shkollës janë asete në pronësi të Bashkisë Shlkodër dhe administrohen si territore nga bashkia Shkodër këto objekte nuk duhen të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar nga Bashkia Shkodër për të hyrë në këto objekte."

Bashkia e mbyll kërkesën për të cilën ka vënë në dijeni dhe drejtorinë rajonale arsimore në Lezhë duke nënvizuar: "Përgjegjësia juaj është administrimi dhe mirëorganizmi i procesit mësimor dhe jo administrimi i objektit"

Kërkesa mban firmën e kryetares së bashkisë Voltana Ademi.

Perplasjet paradite- Përplasjet mes policisë së shtetit dhe asaj bashkiake nuk kanë munguar as mëngjesin e së martes në mjediset e jashtme të KZAZ-së nr.2 në Shkoder. Sërish shkak u bë tentativa për të hyrë me forcë në këto mjedise nga anëtarët e KZAZ-së përfaqësues të Partisë Socialiste, e krah tyre e rreshtuar edhe policia e shtetit. Sapo është synuar hapja me force e qepenit të pallatit të sportit, ka ndërhyrë policia bashkiake, ndërsa në debat e sipër drejtuesi i kësaj strukture Anton Hasanpapaj i drejtohet policisë se do ta mbrojnë edhe me jetë nëse lind nevoja këtë objekt. Për këtë situatë reagoi kryebashkiakja Voltana Ademi e cila deklaroi se kjo KZAZ është tentuar të uzurpohet
Shtuar më 18/06/2019, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori