"Shko në shtëpi e mos e zgjat", Rama i hakërrehet të moshuarve në rrugë me këmbë e duar (VIDEO)
Kryeministri Edi
Rama duket se ka vendosur që të shohë personalisht nëse masat e marra po zbatohen.
Pikërisht për këtë arsye ai ka dalë vetë sot në rrugë dhe i ka kërkuar të
moshuarve të mos rrinë më rrugëve, por të shkojnë të mbyllen nëpër
shtëpi.
Në një video,
kryeministri i vendit
shihet teksa urdhëron duke iu bërtitur të
moshuarve me ‘këmbë e me duar’, pranë zonës së “Vasil Shantos, në Tiranë, që të shkojnë në
shtëpi.
“A mundësi të shkosh në
shtëpi! Shko në
shtëpi sepse infekton veten dhe të tjerët. A ka mundësi të ikësh, mos e zgjat.”- dëgjohet ti thotë
Rama të moshuarës.
Rama shihet pranë qytetarëve pa doreza dhe pa maskë, madje i bërtet në fytyrë të
moshuarve pa bërë fare kujdes.
Shtuar më 25/03/2020,
ora 11:40