Shkëmbim zjarri në New Jersey, eliminohen 6 persona (FOTO LAJM)

6 persona, mes tyre edhe një oficer policie, u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri të martën pasdite pranë një dyqani në Neë Jersey, SHBA.

Kryetari i Bashkisë, Steven Fulop tha në një konferencë shtypi se pati disa të vdekur brenda dyqanit, ku të dyshuarit zunë pozicion dhe shkëmbyen zjarr me policët, në një konfrontim që zgjati me orë të tëra.

Dy policë të tjerë dhe një civil u plagosën në shkëmbimin e zjarrit dhe sipas njoftimeve janë në gjendje të qëndrueshme. Oficeri i vrarë ishte baba i pesë fëmijëve.

Mediat lokale njoftuan se konfrontimi mes të dyshuarve dhe policisë filloi pranë një varreze dhe lidhej me një hetim të mëparshëm për vrasje.

Një zyrtar i qytetit u tha gazetarëve se nuk kishte asnjë provë që ngjarja të kishte lidhje me ndonjë akt terrorizmi.



Shtuar më 11/12/2019, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori