Nën akuzën e "shpërdorimit të detyrës", Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Kryetarin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës,
Florenc Hoxha.
Duke i'u referuar Prokurorisë, kreu i INUV ka prishur ndërtime kundër ligjit dhe ka lejuar ndërtime pa leje në Tiranë. Kujtojmë këtu se në muajin korrik, Gjykata e Apelit Tiranë ndryshoi masën e sigurisë, ku nga “arrest shtëpie” dhënë nga Shkalla e Parë, caktoi për të masën “detyrim për paraqitje”. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2014,
ora 13:27