Digjet makina e parkuar në mes të Shkodrës

Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të Shkodrës. Shkak dyshohet të jetë shkëndija elektrike që ka shkaktuar zjarri.

Mjeti ka qenë i parkuar në një parking në rrugën “Don Bosko” të Shkodrës. Ndërhyrja e zjarrfikëses në kohë ka bërë që zjarri të mos përhapet dhe të shkaktojë dëme në automjetet e tjera të parkuara.