Shkatërrohet grupi italo-shqiptar, arrestohen 23 persona
Policia italiane i ka dhënë fund një grupi italo-sqiptar të përfshirë në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Kanë qenë Karabinierët e Njësisë Hetuese të Livornos dhe kompanisë Cecina (Livorno) ata që kanë ekzekutuar urdhërat e ndalimit për 23 të dyshuarit.

Masat e sigurisë u lëshuan në fund të një hetimi të hollësishëm të nisur në janar 2019 pas kapjes së një sasie marihuane hibride të quajtur ‘Nicole Kush’.

Hetimet zbuluan se një grup italo-shqiptar menaxhonte tregun e drogës në Val di Cecina, jo vetëm marihuanë, por edhe hashash dhe kokainë. Grupi mësohet se furniuzohej në Romë nga një grup shqiptarësh aktivë në rrethet e Tor Bella Monaca dhe San Basilio.

Gjatë hetimeve, gjashtë persona plus një shqiptar i kërkuar nga Roma, ishin arrestuar tashmë nën akuzën e trafikut.
Shtuar më 09/10/2020, ora 08:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori