Shkatërrohet banda shqiptare në Francë, kapen 1 milion euro drogë
Pëlqej
1 milion euro drogë janë kapur në Francë në një dhomë sëbashku me një flamur kuqezi.

Droga u gjet në një apartament në “42 Avenue Berthelot” në distriktin e shtatë në Lyon dhe shërbeu si bazë për trafikantët shqiptarë të drogës.

Policia mori shenjat e para për shkak të një azilkërkuesi në ncdërtesë i cili u kap me 10,000 euro të dyshuara si të përfituara nga trafiku i heroinës. Ai u dënua me 3 vite burg.

Mediat vendase shkruajnë se trafikantët, duke marrë parasysh se
kjo ndërtesë ishte përdorur nga trafikantët më herët pretenduan se policia nuk do të kërkonte më në atë vend.

Të hënën, gjatë një mbikëqyrje, policia pa një burrë që po largohej nga banesa. Ata shfrytëzuan mungesën e tij për të sjellë në zonë një qen të specializuar në nuhatjen e narkotikëve, i cili qëndroi përpara derës së banesës në fjalë. Hetuesit pritën që i dyshuari të kthehej në shtëpi dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë hapur derën e banesës.

Ky i fundit, pasi kuptoi se në banesën e tij mësynë efektivë policie, u përpoq t’ia mbathte duke dalë nga ballkoni, e më tej kaloi në çati. Por, u arrestua pak kohë më pas.

apartament, policia gjeti 104 kg kanabis dhe 984 g heroinë të pastër. Kanabisi dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Gjatë ndalimit të shqiptarit, që zgjati 96 orë, ai nuk dha asnjë informacion për bashkëpunëtorët dhe sponsorët e tij. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u paraqit këtë të premte në zyrën e prokurorit.

Megjithëse nuk është krijuar asnjë lidhje formale mes tij dhe rrjetit të shpërbërë në maj, përdorimi i të njëjtit apartament dhe shtetësia shqiptare, ngrenë dyshime se i arrestuari ka lidhje me një organizatë të madhe kriminale.
Shtuar më 14/09/2018, ora 22:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori