Shkatërrohet banda italo-shqiptare, Salvini: Asnjë tolerancë ndaj kriminelëve
Antimafia italiane në bashkëpunim me Policinë e Firences kanë shkatërruar mëngjesin e sotëm një bandë që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Policia italiane ka lëshuar 5 urdhër arrestime, 4 shqiptarë e një italian.

Hetimet kanë zbardhur se trafikantët shqiptarë transportonin drogë të tipit marijuanë me gomone nga Shqipëria drejt italisë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth gjysëm tonë marijuanë.

Ndaj këtij operacioni ka komentuar dhe ministri i brendshëm italian Matteo Salvini: "U shkatërrua në Firenze një bandë italo-shqiptare që trafikonte drogë; falë punës së policisë dhe autoriteteve. Asnjë tolerancë ndaj kriminelëve, luftë të ashpër kundër shitësve të vdekjes, mbështetje maksimale ndaj forcave tona të policisë."

Shtuar më 31/05/2019, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori