Një sasi e konsiderueshme
droge është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, teksa është shkatëruar një bandë italo-shqiptare. Bëhet fjalë për një operacion i Guardia di Finanza, i cili ka arrestuar 5
shtetas shqiptarë për "
trafik droge", ndërsa janë sekuestruar edhe 300 kilogram marijuanë.
Sipas policisë
italiane, droga trafikohej mes Shqipërisë dhe Italisë, kryesisht në provincat e Barit si Terlizzi, Molfetta dhe Trani. Mediat
italiane bëjnë të ditur dy prej emrave të shqiptarëve.
Ata janë Vidjan Gjoni dhe Rrok Qushku. Të njëjtat burime shtojnë se gjatë hetimeve të mëvonshme është arritur që të gjenden 40 kilogramë marijuanë dhe 26 mijë euro. Operacioni është zhvilluar në Bari dhe në këtë
trafik është i përfshirë edhe një
shtetas maqedonas. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014,
ora 14:03