Shkatërrohet banda italo-shqiptare në Itali, arrestohen 12 persona
Një bandë italiano-shqiptarë është shkatërruar mbrëmjen e djeshme në Messina të Italisë. Policia ka vënë në pranga 12 persona mes tyre edhe shqiptarë. Të arrestuarit dyshohet se kishin ngritur një organizatë kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike dhe armëve.

Policia e Messinës zbuloi se grupi kishte aktivitet të gjerë kryesisht në lagjen e njohurqytetit “Mangialupi”.

IIdentiteti i të arrestuarve ende nuk është bërë i ditur por sipas raportimeve të mediave italiane janë emra të njohur të botës së krimit.
Shtuar më 19/07/2019, ora 08:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori