Shkatërrohet banda e "skifterëve" shqiptarë në Itali, kush janë të arrestuarit
Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare që merrej me vjedhje në banesa. Në pranga kanë rënë janë Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 26 vjeç dhe Xhovan Bela, 23 vjeç. Operacioni për arrestimin e tyre erdhi gjatë mbrëmjes së 4 dhe 5 korrikut në Pero, Milano.

Hetimi ndaj shqiptarëve ka nisur që në shkrut të këtij viti, teksa disa qytetarë kanë denoncuar në polici se kanë parë disa persona të dyshimtë që lëviznin me një Audi S5. Pasi karabinerët pikasën makinën u munduan për t;i kapur po tentativa doli i pasuksesshme dhe grupi u largua me shpejtësi.

Të tre akuzohen për një sërë veprash penale. Mbi ta bien akuzat “rezistencë ndaj zyrtarëve publikë dhe shkaktim i lëndimeve”, pasi disa policë pësuan plagë gjatë arrestimeve, “falsifikim targash” pasi udhëtonin në makinë të vjedhur, “posedim i paligjshëm i armëve” pasi mbanin armët, “posedim lënde narkotike” pasi në automjet u gjet drogë, posedimin e pajustifikuar të mjeteve të vjedhjes ( çorape, kacavida, etj.).

Brenda makinës karabinierët gjithashtu gjetën një skaner për frekuencat e forcave të policisë dhe një bllokues sinjali. Hetimet e mëtejshme po bëhen për të rilidhur bandën në ngjarjet kriminale në zonë dhe në mbarë Italinë Veriore.





Shtuar më 11/07/2019, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori