Shkarkohet nga detyra kreu i prokurorisë së Apelit në Shkodër
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e prokurorisë së ApelitShkodër, Brahim Dragjoshi.

Sipas KPK, Dragjoshi iu nënshtrua procesit të vettingut dhe u konstatuan probleme në kriterin e pasurisë.

Procesi i vetingut ndaj tij u zhvillua nga trupa gjyqësore e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.

Brahim Dragjoshi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej gati dy dekadash ushtronte funksionin e tij në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës. Ai e drejtoi Prokurorinë e Apelit Shkodër në vitet 2010-2014, për t’u rikthyer si drejtues i komanduar në vitin 2019.

Sipas KPK, problemet me përvetësimin e tokës ku ka ndërtuar shtëpinë ka bërë që ai të mos kalojë dot vettingun.

Në deklaratën e vitit 2003, Z. Dragjoshi ka deklaruar pronësinë mbi një shtëpi banimi në ndërtim e sipër me vlerë 3 milionë lekë. Ai deklaron përfundimin e shtëpisë në vitin 2004 pas shpenzimeve shtesë prej 1 milion lekësh, ndërsa procesi i legalizimit të saj përfundon në vitin 2015.

Për mobilimin e shtëpisë apo blerjen e pajisjeve, subjekti deklaron më vonë edhe një kredi bankare prej 1.6 milionë lekësh.
Shtuar më 16/11/2020, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori