Sherr në Fier, taksisti plagos me thikë një person

Një sherr ka ndodhur në Fier. Mësohet se nga konflikti, që ka nisur për motive të dobëta, 60-vjeçari Zagoll Muçaj plagosi me thikë të riun me iniciale A.T.

Mësohet se autori, i cili është taksist, është arrestuar, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Zagoll Muçaj ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. T., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Zagoll Muçaj, 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./albeu.com