Pas Vlorës, edhe në Fier një sipërfaqe me pisha përfshihet nga zjarri

Një sipërfaqe me pisha është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Peshtanit në Fier.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa fikja e tyre bëhet tepër e vështirë.

Pranë vendit të ngjarjes aktualisht ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit të cilët kanë lokalizuar zjarrin ndërsa në një terren të vështirë po punojnë për mbajtjen nën kontroll e fikjen e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh.


Shtuar 21.07.2023 16:22