Shkarkohet Drejtori i Policisë së Vlorës, kush e zëvendëson
Në Policinë e Shtetit vijojnë të bëhen ndryshime. Sipas informacioneve mësohet se është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Vlorës Gentjan Shehaj.

Menjëherë pas kësaj lëvizje është emëruar edhe drejtori i ri, Artion Duka i cili më herët ka drejtuar policinë e Beratiti.

Kujtojmë se drejtori i shkarkuar, Gentjan Shehaj ishte drejtues i bluve të Vlorës që nga prilli i 2017-s.

Ndërkohë mësohet se ai do të ketë një detyrë të re në Akademinë e Sigurisë.

Po kështu mësohet se në Policinë e Shtetit janë kryer lëvizje të tjera, të cilat pritet të zyrtarizohen së shpejti. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2019, ora 08:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori