Jep dorëheqjen Presidenti i Bankës Botërore

Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass njoftoi sot do të japë dorëheqjen si kreu i institucionit financiar ndërkombëtar në Uashington deri më 30 qershor , bën me dije banka në një deklaratë për shtyp, pa specifikuar arsyen e largimit të tij.

Nuk është e qartë se pse Malpas, i cili u emërua në këtë post nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, do të largohet para përfundimit të mandatit të tioj 5-vjeçar.

66-vjeçari Malpas, presidenti i 13-të i Bankës Botërore, informoi sot bordin e drejtorëve për vendimin e tij për t’u larguar nga posti i tij, të cilin e mban prej më shumë se katër vjetësh, thuhet në njoftimin për shtyp.

David Malpas, në katër vitet e tij në detyrë, “u fokusua në gjetjen e politikave më të forta për të rritur ekonominë, ulur varfërinë, përmirësuar standardet të jetesës dhe për të ulur borxhit publik”, nënvizoi Banka Botërore në buletinin Press./albeu.com/