Majko dhe Xhafaj refuzojnë të firmosin për shkarkimin e Metës (FOTO LAJM)

Ashtu sikundër është raportuar edhe më herët, 55 deputetë të PS janë pro shkarkimit të presidentit Meta, ndërsa spikat mungesa e emrave të Pandeli Majkos dhe Fatmir Xhafajt.

Ai që e shpalli zyrtarisht këtë vendim të mazhorancës për shkarkimin e Metës ishte Taulant Balla, i cili gjatë një deklarate urgjente për mediat nga selia e Kuvendit, tha se shkarkimi i tij është i pashmangshëm për shkak të vendimit të tij për ç’dekretimin e 30 Qershorit si ditën kur do të zhvilloheshin zgjedhjet lokale.

Sipas Ballës, kërkesën për shkarkimin e presidenti Meta e kanë nënshkruar 55 ligjvënës, me arsyetimin se dekreti i kreut të shtetit për shtyrjen e zgjedhjeve është në shkelje me Kushtetutën.

Lista prej 55 deputetësh dhe ministrash të cilët kanë firmosur mocionin për shkarkimin e Metës, do të mbërrijë në Kuvend, pastaj në Komisionin e Ligjeve, ku pas kësaj nëse merr 94 vota në Kuvend, shkon në Gjykatë Kusghtetuese e cila duhet theksuar se momentalisht është jashtë funksionit.

Shtuar më 17/06/2019, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori