Shitet Top Channel? Ky është biznesmeni i njohur që do t'a blejë
Pëlqej
Gjiganti mediatik shqiptar Top Channel ka ndryshuar pronar. Marrëveshja është arritur dhe pritet që të nënshkruhet gjatë ditëve në vijim për blerjen e shumicës së aksioneve të Top Channel-it, të cilat i zotëron familja Hoxha.

Albeu.com mëson se pronarët aktual të shumicës së aksioneve, familja Hoxha ka arritur marrëveshjen me blerësin, i cili është njëri prej biznesmenëve më me ndikim aktualisht në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Shefqet Kastratin, i cili pritet të jetë pronari i ri i televizionit Top Channel.

Ndërkohë, Kastrati Group dhe Top Channel kanë mohuar një marrëveshje të tillë mes tyre.

Shefqet Kastrati është një prej biznesmenëve më të fuqishëm për momentin në Shqipëri duke e shtrirë aktivitetin e tij gjatë viteve të fundit edhe në sektorë të tjerë si ndërtimi dhe hoteleria, krahas karburanteve. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori