Dalja dhe rikthimi i Einxhel ishte i planifikuar? Ish banori i “Big Brother” nxjerr zbuluar produksionin (FOTO LAJM)

Të nominuarit e fundit në “Big Brother VIP” ishin Einxhel, Dj Dagz dhe Iliri. I gjithë publiku madje edhe opinionistët e emisionit ishin në një mendje, se nga shtëpia do të largohej Dj Dagz.

Por në fakt emri i të eliminuarës mbrwmjen e djeshme ishte Einxhel dhe të gjithë mbetën të habitur. Bileta e saj vajtje-ardhje arriti që ta bënte atë sërish pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Edhe pse eleminimi fillestar i Einxhel duket se ishte i paparashikuar nga banorët apo nga opinionistët, ish-fituesi i “Big Brother” Anaid Kaloti, ka bërë një postim në llogarinë e tij të “Instagram” që i ka surprizuar të gjithë.

Pak orë para publikimit të të eleminuarës së natës, Anaidi ka publikuar një ‘story’ drejtuar ndjekësve të tij në të cilën shkruan:

“Habiteni ju nëse del Einxhel sonte…?!”

Më pas, ai publikon sërish një bisedë me ish-konkurrentin Ardit Çuni, ku i thotë atij se Einxhel “del dhe hyn prapë”.

“Ta dish se pastaj thua Anaidi shpik”- ka shtuar ai, duke lënë të nënkuptojë se di diçka më shumë.


Shtuar 12.01.2022 10:47