Temperatura përvëluese, sa do të shënojë termometri në orët e pikut, moti për ditën e diel

Këte të diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut do të bëjë që temperaturat e larta dhe orët e gjata me diell të mbizotërojnë në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim -verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Më poshtë tabela me temperaturat, ku maksimalja kap vlerëne  41 gradëve ditën e sotme


Shtuar 23.07.2023 07:20