Shifra të frikshme edhe nga Britania, 710 persona të vdekur në 24 orë
Të paktën 710 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit brenda 24 orëve në Britaninë e Madhe. Kështu, numri total i viktimave në vend rritet në 10,585.

Nga numri i viktimave të regjistruara orët e fundit, 657 janë regjistruar në Angli ndërsa 24 të tjera në Skoci , 11 persona humbën jetën në Irlandën Veriore ndërsa në Wales 18 të tjerë.

Personi më i ri në moshë që ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vend është një 26-vjeçar ndërsa më i moshuari ishte 100-vjeç. Të dy besohet të kenë pasur probleme të mëparshme mjekësore.

Më herët gjatë ditës u njoftua gjithashtu se kryeministri i vendit Boris Johnson u lirua nga spitali ku trajtohej për Covid-19, një javë pasi ishte shtruar.

Johnson nuk do të rikthehet menjëherë në krye të detyrës duke respektuar këshillat e mjekëve.

Shtuar më 12/04/2020, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori