Shi gjatë gjithë javës, mësoni se kur do të dalë dielli
Mesa duket pranvera e këtij viti do të vazhdojë të jetë me rreshje shiu dhe temperature të ulta.

Sipas sinoptikantes Adiola Bani rreshjet do të vazhdojnë për gjatë gjithë ditëve në vazhdim.

“Do të vijojë të mbetemi me reshje shiu deri ditën e premte edhe pse sot gjatë pasdites intensiteti i shirave do të vijë duke u pakësuar. Duke filluar nga orët e mbrëmjes do të kemi një përmirësim të situatës por shirat do të vijojnë të mbeten në territorin tonë deri ditën e premte": tha Bani.

Ttemperaturat do të jenë më të ulëta se sa normalja për muajin maj. Ngritja e tyre pritet të ndodhë vetëm në fundjave.

"Fundjava do të na sjellë përmirësim të situatës duke bërë që të kemi sërish ditë me diell.
Ndërsa për sa i përket temperaturave java do të jetë disi e freskët pasi do të kemi praninë e vranësirave dhe reshjeve gjatë kësaj jave. Por duke filluar nga dita e enjte kemi një rritje graduale të vlerave termike duke bërë që gjatë fundjavës të kemi rritje të temperaturave dhe ditë të ngrohta”- është shprehur sinoptikantia.
Shtuar më 13/05/2019, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori