Shi dhe vransira, si do të luhaten temperaturat sot
Gjatë gjithë ditës Shqipëria do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirashpeshta. Më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremet Veri dhe Jug, ku në mesditë do të ketë zhvillim të tyre dhe do të shtrihen në të gjithë vendin duke gjeneruar shira afatshkurtër dhe herë pas here në formë shtrëngatash.

Mbrëmja dhe nata mbeten kryesisht me vranësirashpeshta përgjatë kufirit lindor por kthjellime në zonën e ulët dhe bregdet. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 26°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 35-40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.
Shtuar më 27/04/2019, ora 08:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori