Shëtitja me varkë rezultoi tragjike, gjendet trupi i pajetë i aktores (FOTO LAJM)

Trupi i aktoresnjohur Naya Rivera u gjet të hënën në liqenin e Kalifornisë Jugore, ku ajo u zhduk javën e kaluar.

Autoritetet kanë konfirmuar se trupi i gjetur në Liqenin Piru, në afërsi të qytetit të Los Angeles është i aktoresnjohur të “Glee”.

Rivera u zhduk të mërkurën, pasi kishte dalë në një shëtitje me varkë me djalin e saj 4-vjeçar, Josey.

Ishin disa pushues që gjetën 4-vjeçarin të vetëm në varkë dhe njoftuan menjëherë autoritetet.

Aktorja ishte hedhur për të notuar, por më pas nuk është kthyer më. 33-vjeçarja u bë e njohur me rolin e saj në serialin Glee në vitin 2009. Pas rolit të saj në serialin muzikor të vitit 2009 deri në 2015, ajo u shfaq në “Devious Maids” dhe “Step Up: High Water.”
Shtuar më 14/07/2020, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori