Shëtiste me Ferrari, kush është bosi nga Elbasan që i dogjën servisin dhe 8 makina (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pas mesnatës së djeshme u njoftua se kishte rënë zjarr në një servis makinash në lagjen "Skënderbej" të Elbasanit. Bëhet fjalë për servisin “Autohokej”, në pronësi të 37-vjeçarit Elton (Kastriot) Kila.

Ky i fundit u vu në pranga dy ditë më parë nga Policia pas një kërkese për ekstradim nga Italia pasi mbi rëndonin një sërë akuzash si “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”.

I riu shihet gjatë gjithë kohës i rrethuar nga makinat e luksit, siç janë Ferrarit.

Njoftimi i policisë kur u arrestua Kila

“Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale dhe akse rrugore në territorin e Qarkut Elbasan, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Si rezultat i kontrolleve policia e Elbasanit kap dhe ndalon një shtetas të kërkuar.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit , parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan ndaluan shtetasin:

• Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan.

Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urëdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme”, shkruante policia në njoftim. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2018, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori