Sherri për pazaret e drogës, vritet me dru në kokë 44-vjeçari në kufi me Greqinë
Pëlqej
Policia e Devollit ka zbardhur të gjithë ngjarjen e djeshme, ku mbeten një i vrarë dhe një i plagosur për shkak të një konflikti të ndodhur në mal.

Mësohet se shkaku i konfliktit kanë qenë pazaret e prishura të drogës, siç raporton "Panorama", ndërkohë që policia ka arrestuar edhe 25-vjeçarin David Myrte, si i dyshuari kryesor për vrasjen e 44-vjeçarit Zarif Alliu.

Ngjarja

Mbrëmjen e së shtunës, Mentor Vurnazi, Zarif Alliu dhe D.T., sipas të dhënave fillestare ishin nisur drejt zonës që njihet si “Shtegu klandestin”, por u sulmuan nga një grup personash, të cilët i kanë goditur me dru duke i masakruar.

Rasti i rëndë ka bërë që policia të hetojë në dy pista, atë të grabitjes dhe, nga ana tjetër, atë të trafikut të lëndëve narkotike. Burime të rezervuara të Policisë bënë me dije se pista, e cila kishte më shumë dyshime, ishte ajo e trafikut të lëndëve narkotike dhe se dy grupimet kishin lënë takim pikërisht në vendin ku ka ndodhur sherri.

Ndërkaq, pas zbardhjes së ngjarjes, policia ende është duke hetuar për përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje të rëndë, pasi ka dyshime se autori Burnazi mund të ketë qenë i shoqëruar nga persona të tjerë.

Dyshohet se e gjitha ka ardhur pas pazareve të prishura për drogën. Po të njëjtat burime sqarojnë se nuk dihet konkretisht çfarë ka ndodhur mes të dëmtuarve dhe autorëve, ndërsa pas ekspertizës së vendit ku ka ndodhur krimi, mësohet se gjithçka është kryer me mjete rrethanore.

Në vendin ku është goditur viktima dhe dy shoqëruesit e tij janë gjetur copa druri, dhe dyshohet se ky ka qenë edhe mjeti i përdorur në sherrin mes tyre, ndërsa si prova materiale janë marrë edhe sende personale dhe veshje të personave.

Policia ka ndërtuar edhe dinamikën e ngjarjes, sipas së cilës, në dalje të fshatit, në afërsi të një shtegu, që dikur është përdorur në masë nga banorët e fshatit Braçanj për të hyrë në shtetin grek, ka nisur sulmi mes palëve, por vetëm dy prej peronave janë dëmtuar, njëri mbeti i vdekur, tjetri i plagosur, ndërsa personi i tretë ka mundur të largohet dhe të fshihet.

Pasi ka pritur që autorët të largohen, D.Sh. ka dalë dhe bashkë me Mentor Vurnazin kanë transportuar Zarif Alliun, i cili ishte në gjendje kritike. Pasi janë afruar në hyrje të fshatit, D.T., ka kërkuar ndihmë nga banorët dhe pas mbërritjes së policisë, ata janë transportuar në spital, por 44-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja ka hedhur dyshimet kryesore për Policinë drejt pistës së trafikut të drogës, çka ka bërë që për orë të tëra forca të shumta policie të krehin gjithë zonën për të rënë në gjurmë të autorëve.
Shtuar më 20/03/2017, ora 08:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori