Sherri nisi 15 vite më parë në fushën e sportit, këta janë dy vëllezërit të ekzekutuar mbrëmë në Krujë
Këta që po shihni në foto, janë Gramoz dhe Xhentil Bardhi, 34 dhe 24 -vjeç dy vëllezërit të ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Krujë.

Autori i vrasjes së dyfishtë është Roland Pula, i cili është arritur që të identifikohet nga ana e policisë, por nuk është bërë ende i mundur arrestimi i tij.

Mësohet se Pula është një person problematik, pasi dhe më herët ka pasur precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe vjedhjeve.

Mësohet se konflikti vazhdonte prej vitesh, ndërsa ka arritur kulmin mbrëmjen e djeshme ku dyshohet se ka pasur sherr në ambientet e një lokali. Pas ngjarjes Roland Pula ka shkuar pranë banesës së dy viktimave dhe ka qëlluar drejt tyre. Kanë qenë familjarë të tjerë ata që kanë bërë transportimin e dy të rinjve drejt spitalit të Traumës, por kanë ndërruar jetë rrugë.

Mes dy familjeve Bardhi dhe Pula ka pasur një konflikt te hershem. Rreth 15 vite më parë djemtë e familjeve përkatese janë rrahur tek fusha e sportit të fshatit. Policia ndërkohë ka marrë në pyetje si babain e autorin ashtu dhe atë të víktimave, për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes të ndodhur, që ka prishur harmoninë e fshatit, që prej vitesh të tëra nuk shënonte ngjarje të tilla të rënda.

Ka dyshime se në atentat të kenë marrë pjesë edhe persona të tjerë përveç Pulës, pasi sipas dëshmive mbi ta është qëlluar njëkohësisht. Mbetet ende pjesë e hetimeve për të zbuluar personin tjetër apo personat e tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë krim.

Xhentil Bardhi ka qenë prift dhe një besimtar i rregullt, ndërkohë që Gramoz ka qenë i martuar dhe me dy fëmijë.

Shtuar më 05/06/2020, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori