Sherri në komisariatin në Lezhë, Berisha akuzon se u zunë pse nuk përshëndetën Ramën
Pëlqej
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur sot në komisartiatin e Lezhës ku 2 efektivë policie kanë përfunduar duke u zënë me grushte me njeri-tjetrin.

Me sa duket Oficeri i PatrullësPërgjithshme me iniciale N.SH. ka goditur me grushte efektivin e PatrullësPërgjithshme M.M, i cili ja ka kthyer me të njëjtën monedhë.

Për këtë lajm ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili ne nje postim ne rrjetet sociale ka postuar mesazhin e oficerit dixhital qe thote se gjithcka ndodhi pse polici nuk respektoi kryeministrin Rama.

POSTIMI I PLOTE

Ne Narko-republiken e Shqiperise rrihet polici ne komisariat se nuk pershendeti Noriegen!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

“zoti sali berisha,,pak me pare ne rajonin e policis se lezhes dy polic qelluan njeri tjetrin..polici i rugores e qelloj me grusht pasi ishte tu bertit ne koridor pse polici tjeter nuk e rrespektoj edi legenin qe kaloj me makin me perpara ti ngrente doren,per kete filloj nje grusht qe vetem ne qeverin e krimit kam pare sa jam polic prej 5 vitesh,ju falenderoj ,,anonim se te heqin direkt nga puna”

Detajet e reja nga sherri në Komisariatin e Lezhës, oficeri grushte punonjësit të Patrullës

Sherr i dhunshëm në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë. Nje oficer i patrullësPërgjithshme ka goditur me grushta Punonjësin e PatrullësPërgjithshme, per arsye ende te panjohura. Mesohet se te dy jane pezulluar nga detyra dhe njeri prej tyre ndodhet ne spital.

Gazetari i “Panorama” Elvis Hila, raporton se oficeri i patrulles me inicialet N.Sh ka marre fraktura ne shpatull nga goditja dhe ka marre mjekim ne spitalin e Traumes ne Tirane.

Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Sektori i Sh.Ç.B.A.

Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N. Sh e M.M., pasi shtetasi N.Sh. me detyrë oficer i patrullësPërgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushta Punonjësin e PatrullësPërgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur. Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i parasyeshëm i forcës. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori